Në moshën 52 vjeçare, Celine Dion shfaq këmbët e rrezitura dhe të tonifikuara përmes veshjes metalike

Në moshën 52 vjeçare, Celine Dion shfaq këmbët e rrezitura dhe të tonifikuara përmes veshjes metalike

Celine Dion është këngëtarja e njohur për të cilën si duket mosha është vetëm numër.

52-vjeçarja një gjë të tillë e ka vërtetuar përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, ku ka mahnitur me dukjen,

Me një veshje metalike, Celine në rend të parë ka theksuar këmbët e saj të rrezitura dhe tonifikuara, për të cilat u komentua mjaft shumë.

“Jetoje jetën sipas rregullës së artë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Gjithë kësaj dukje, ajo i ka bashkangjitur një makijazh të lehtë, ndërsa flokët ka vendosur t’i vendos pas veshit e të lira mbi supe.

Derisa nuk mbante asnjë lloj aksesori, fituesja e pesë çmimeve ‘Grammy’ demonstroi në pozë të shkëlqyer përmes kryqëzimit të këmbëve.

Sidoqoftë, në prill të këtij viti ajo pati një paraqitje para miliona fansave të saj, ndërsa bënte thirrje që të izolohen dhe të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë coronavirus.