Gashi: Specialja në bashkëpunim me Prokurorinë e Serbisë po fabrikon provat kundër pjesëtarëve të UÇK-së

Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi, ka folur rreth arrestimeve të krerëve të kësaj organizate

Avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi, arrestimet e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, krerëve të kësaj organizate i ka quajtur politik.

Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Gashi ka thënë se, Prokuroria e Serbisë së bashku me Gjykatën Speciale fabrikuan prova kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Reagimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:

Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politik!

Po ku kan pa keta te specijalini sudit ne Hague me arrestu Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin pa e arrestu dike te vetin!

Qka ka faj Nasimi e Hysniu qe atyne ju rrodhen dokumentet nga Haga nja 2500 km larg selis se OVL te UÇK-së

Keta nuk i hyn me kazem sudit!

“Faji” i tyre ishte se e pam qart bashkpunimin e Prokuroris se Serbis me Gjyjaten Speciale me fabrikim te provave kunder pjestarve te UÇK-së.