Divorci i Jennifer Aniston dhe Justin Theroux ishte i paralajmëruar. Detaji që u shpëtoi të gjithëve

Disa ditë më parë Jennifer Aniston dhe bashkëshorti i saj Justin Theroux lajmëruan divorcin e tyre.

Disa ditë më parë Jennifer Aniston dhe bashkëshorti i saj Justin Theroux lajmëruan divorcin e tyre. Edhe pse shumë fansa të çiftit e konsideruan si të papritur këtë vendim,, çifti i kishte dhënë shenjat e para. Në fakt intervista e fundit e yllit të serialit “Friends”, ishte gjithëçka që na duhej për ta kuptuar.

Në fillim të këtij muaji Aniston dha një intervistë shumë të detajuar  për revistën Architectural Digest,  të realizuar në shtëpinë e saj që kushton rreth 15 milion paund.

Ajo foli gjatë për jetën e saj brenda asaj shtëpie, për bashkëshortin dhe ditët e lumtura që kalonin bashkë.Përshkrimi i saj shoqërohej vazhdimisht nga fotografi të shkrepura në vilën e saj.

“Shoh tim shoq, qentë e mi, shtëpinë tonë dhe mendoj se nuk ka asnjë vend  tjetër në të cilin do të doja të isha.”- u shpreh ylli i filmave.

Sipas revistës Slate, shumica e VIP-ave bëjnë këto lloj intervistash dhe sete fotosh kur po mendojnë të shesin shtëpinë. Pra është një lloj strategjie për t’i bërë marketing të mirë ambjenteve që do të dalin më pas në shitje. Dhe pikërisht disa javë më vonë çifti lajmëroi divorcin.