Fansat krahasojnë dukjen e re të Bebe Rexhës me logon e “Mc Donald’s”

Fansat krahasojnë dukjen e re të Bebe Rexhës me logon e “Mc Donald’s”

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat. Kënga u prit shumë mirë nga fansat dhe për javë të tëra është duke qëndruar mirë e renditur në top listat evropiane dhe ato amerikane. 31-vjeçarja ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e famshmëm “Tonight With Jimmy Fallon” për të interpretuar live këngën e saj më të fundit së bashku me Doja Cat.

Teksa kanë dhuruar një performancë elektrizuese për publikun, në sy ra edhe dukja e bukurosheve.


Bebe Rexha u duk mjaft tërheqëse me ndryshimin e ri në pamje, pasi i ngjyrosi flokët e saj të kuqe edhe me dy shirita të verdhë anash.

Këtë dukje fansat e saj po ia krahasojnë me logon e rrjetit të famshëm të ushqimeve “MC Donald’s”, shkaku i formës M të vijës së verdhë në mesin e flokëve të kuqe.