Noah Cyrus me performancë të mahnitshme në “Country Music Awards”, ndërsa merr vëmendje me veshjen transparente

Noah Cyrus me performancë të mahnitshme në “Country Music Awards”, ndërsa merr vëmendje me veshjen transparente

Noah Cyrus ka vazhduar hapat e babait Billy Ray dhe të motrës Miley, duke bërë muzikën që të hyjë në gjakun e saj. Dhe artistja e lindur në Nashville së fundmi e bëri krenare familjen e saj të famshme me një performancë të drejtpërdrejtë në një skenë kombëtare. Ajo ishte veshur tërësisht në xhinse, përpara se të dilte në skenë me një ‘bodysuit’ provokues, ndërsa u shfaq të mërkurën në “CMT Music Awards 2020”.

Zeshkania mahniti me dukjen në tapetin e kuq, gjersa stili i saj i veçantë bëri që të gjithë të komentojnë paraqitjet e 20 vjeçares.

Ajo e plotësoi pamjen me një setër si pantallonat xhins dhe me një kapelë po ashtu të tillë.

Artistja e “The End of Everything” në anën tjetër i la pak imagjinatës në një veshje transparente me sytjena të argjendtë dhe dizajn unik të rrobave.

E njëjta kishte lëshuar flokët e gjata të zeza dhe këtë dukje e kompletoi me një palë dorëza të njëjta me dizajnin e ‘bodysuit’.


Country Music do mbaheshin gjatë verës, por evenimenti ishte shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Më këtë rast, u shtua edhe ‘videoja muzikore më e mirë e realizuar në karantinë’, duke nderuar artistët e ‘country’ për krijimet që kanë bërë gjatë izolimit.