Angelina Jolie mahnitëse në ceremoninë ''BAFTA''

Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie të dielën ka qenë pjesë e "BAFTA 2017".

Edhe në këtë ceremoni, ngjyra e zezë ishte ajo që dominonte në tapetin e kuq.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe Angelina Jolie kishte marrë gjithë vëmendjen me fustanin e zi dhe flokët e kapura.

Fustani i zi dhe i gjatë, i zbulonte asaj tatuazhet e shumta që i ka bërë në trup, ndërsa paraqitja e saj mori komente pozitive nga të gjithë