Dua Lipa rekord klikimesh me projektin ''IDGAF''

Një këngëtare shqiptare që po shënon shumë të arritura në arenën ndërkombëtare është edhe Dua Lipa.

Pas këngës shumë të suksesshme “New Rules”, të cilën e kishte publikuar gjatë vitit 2017, ajo erdhi me këngë të re në ditët e para të këtij viti.

Bëhet fjalë për projektin “IDGAF”, këngë kjo që është nisur me suksesin e njëjtë ashtu si edhe projekti paraprak.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se kënga ka arritur shifrën prej 100 milionë klikime në kanalin YouTube.

“100 MILLION SHIKIME NË IDGAF PËR NJË MUAJ!! WOWEEEE