Bebe Rexha këtë Halloween shfaqet me maskim të ngjashëm si Rita Ora para katër vitesh

Bebe Rexha këtë Halloween shfaqet me maskim të ngjashëm si Rita Ora para katër vitesh

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka zgjedhur një maskim interesant këtë vit për festën e Halloweenit.

Ajo është veshur me një fustan të gjelbër, të dekoruar me gjethe të bimës së famshme “Ivy”.

“Përshëndetje. Emri është Ivy. Helmi Ivy. Gëzuar Halloweenin”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo dukej mjaft tërheqëse dhe atraktive me flokët ngjyrë të kuqe e ndezur – ndryshim të cilin ajo e bëri kohëve të fundit.


Mirëpo një paraqitje të ngjashme për Halloween, e ka pasur vite më parë edhe këngëtarja tjetër e famshme me prejardhje shqiptare, Rita Ora.

Rita në vitin 2016 ishte shfaqur me një fustan të gjelbër të shkurtër i punuar me gjethe dhe material, teksa flokët i kishte lyer në të kuqe.

Këtë paraqitje ajo e kishte bërë në koncertin e Halloweenit të organizuar aso kohe nga “Kiss FM”, ku edhe kishte interpretuar hitin e sajj “Anywhere”.


Që të dyja këngëtaren me këtë paraqitje të ngjashme po duken mjaft bukur dhe tërheqëse.