Dhurata Dora tërheq vëmendje

Dhurata Dora tërheq vëmendje me pozat ku thekson tiparet trupore

Dhurata Dora është ndër këngëtaret shqiptare që ka arritur të thyej rekorde të shumta me projektet muzikore. Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu imazhe nga jeta dhe karriera profesionale. 

Së fundmi, ajo ka vendosur që të josh 2.1 milionë ndjekësit e saj, përmes disa pozave atraktive në rrjetin social Instagram. Bukuroshja brune është parë me pantallona prej lëkure, kurse në pjesën e sipërme ka zgjedhur një bluzë të shkurtër. Përmes lëvizjeve që merrte, Dhuratës i janë theksuar tiparet e mrekullueshme trupore, për të cilat komentohet mjaft shumë.

 Postimi i saj mori mijëra pëlqime, teksa në komente pati edhe figura publike që përshkruanin se sa tërheqëse dukej.