Bebe Rexha publikon fotografi nga fëmijëria me vëllanë e saj: Dua të kthehem prapa në jetën e thjeshtë

Bebe Rexha publikon fotografi nga fëmijëria me vëllanë e saj: Dua të kthehem prapa në jetën e thjeshtë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë nostalgjike për të kaluarën. Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa në raste të caktuara nuk mungojnë edhe imazhet e shumë viteve më parë. Së fundmi, Rexha ka publikuar në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook një fotografi nga e kaluara e saj, ku shfaqet bashkë me të vëllanë e saj, Florentin, kur ishin të vegjël.

“Ditët e mira të vjetra me Florentin. Më kthe prapa në jetën e thjeshtë”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

Nga pamjet duket se Bebe Rexha ka qenë një fëmijë mjaft i ëmbël, teksa të njëjtën e kanë thënë edhe ndjekësit e saj të shumtë në hapësirën për komente.

Bebe Rexha dhe vëllai i saj Florenti janë fëmijët e vetëm të prindërve Flamur dhe Bukurije Rexha me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë.

Ata u rritën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.