Khloe Kardashian mohon thashethemet për shtatzëni, duke treguar linjat trupore në pozat e reja

Khloe Kardashian mohon thashethemet për shtatzëni, duke treguar linjat trupore në pozat e reja

Khloe Kardashian ndau një mori fotografish të vetes, të dashurit të saj Tristan Thompson si dhe të vajzës së tyre, True, dy vjeçe, të cilat i realizuan për festën e Halloween.

Megjithatë, fansat pretendojnë se Khloe është shtatzënë dhe së fundmi një ndjekëse shkroi, “ende e bindur që Khloe Kardashian do të na tregojë brenda dy muajsh se është shtatzënë”.

Por ylli 36-vjeçar i “KUWTK” me profesionalizëm hodhi thashethemet duke e drejtuar fansen të hidhte një vështrim në stomakun e saj me ton të lakmueshëm, siç tregohet nga People

“Epo, fiziku im thotë ndryshe vogëlushe”, u përgjigj Khloe, e cila fitoi një përkrahje të madhe virtuale edhe nga fansat, familja e miqtë.

Fotot e ndara me 122 milionë ndjekësit e Kardashian treguan artisten të veshur si mbretëresha e Egjiptit, Kleopatra.