Modelja Gjeraqina Hasani realizon fotosesion të veçantë në stilin ‘barbie’, e veshur me kostum leopardi

Modelja Gjeraqina Hasani realizon fotosesion të veçantë në stilin ‘barbie’, e veshur me kostum leopardi

Modelja e re, Gjeraqina Hasani, ka realizuar një set shumë të veçantë fotografik.

Nën aparatin e fotografit Granit Dragaqina, ajo ka realizuar një fotosesion ku shfaqet duke pozuar me kostum leopardi.

Teksa vë në pah linjat atraktive trupore, Gjeraqina, pozon krahas një kutie ku kate shkruar fjalën “Barbie”.

Një kombinim sa i çuditshëm aq edhe interesant duket ky, i cili për herë të parë sjell një modele duke u fotografuar në pozat ‘barbie’, larg ngjyrave të zakonshme të ndezura si ajo rozë apo e bardha.

Fotografitë janë komentuar shumë në rrjetet sociale nga përdorues të shumtë, të cilët e kanë komplimentuar modelen për këto fotografi.

Gjeraqina Hasani është modele e re e skenës, ecilazhvillon profesionin e saj edhe si influencuese në rrjetet sociale.