Rekord i të shëruarve sot në Kosovë, 677 persona mposhtën koronavirusin

14 të vdekur dhe 807 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.

Këto shifra kanë dalë nga 1 mijë e 817 testime sa janë bërë gjithsej. IKSHPK njofton edhe për numër rekord të të shëruarve, gjithsej 677 në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.024 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.124.

Numri total i rasteve pozitive është 32.022 raste nga 125.792 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 874 raste të vdekjes në total.