Adelina Tahiri ndan pamje brenda ambientit festiv në shtëpinë luksoze të saj

Adelina Tahiri ndan pamje brenda ambientit festiv në shtëpinë luksoze të saj

Adelina Tahiri ka filluar përgatitjet për festat e fundvitit.

Meqenëse situata me pandeminë COVID-19 po bën që qytetarët në pjesën më të madhe të kohës të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, edhe përgatitjet për festa kanë filluar me herët kësaj radhe.

Shumë prej fytyrave publike me anë rrjeteve sociale kanë treguar se tashmë kanë stolisur shtëpitë e tyre.

Prej tyre është edhe këngëtarja Adelina Tahiri, e cila përmes disa postimeve në Instagram, sjell aromë festash në këto ditë nëntori.

Ajo është kujdesur që t’i përzgjedh me shumë shije dekoret për të stolisur shtëpinë në prag të festave  të fundvitit.

Kujtojmë se Adelina Tahiri është e martuar me biznesmenin maqedonas, Serjozha Markov dhe bashkë kanë një fëmijë, Jonin.