Luciano Spalletti nuk planifikon të largohet nga Inter.
Edhe pse skuadra ka kaluar krizë të thellë, Spalletti nuk e konsideron mundësinë e largimit nga posti i trajnerit.
“Unë punoj çdo ditë me angazhimin maksimal për të qëndruar në Inter për aq kohë sa të jetë e mundur, për të arritur diçka të rëndësishme” ka theksuar Spalletti.