Kida së shpejti me këngë të re, shfaqet nga një studio muzikore

Kida së shpejti me këngë të re, shfaqet nga një studio muzikore

Kida është ndër këngëtaret që për pak kohë ka arritur të ketë sukses të madh në karrierë.

Që në paraqitjen e saj të parë, Kida ka dëshmuar se ka talent, duke ‘rrëmbyer’ kështu zemrat e mijëra fansave.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka ndarë një video nga një studio muzikore.


Ajo shihet duke u argëtuar nën tingujt e muzikës së re, por që kishte ndaluar zërin që të tjerët të dëgjojnë.

Kohëve të fundit Kida ka bashkëpunuar me producentin Mixey, e si duket edhe kësaj radhe ai ka punuar në instrumental.

Vlen të përmendet se “Edhe Sa” është hiti i fundit, që rezulto tejet i pëlqyer nga adhuruesit e muzikës së saj.