Samanta Karavella rikthen vëmendjen me stil flokësh të viteve ‘70

Samanta Karavella rikthen vëmendjen me stil flokësh të viteve ‘70

Ajo ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Fjala është për artisten shqiptare, Samanta Karavella, e cila njëherësh është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Përkundër se këtë kohë ka qenë më pasive në muzikë, ajo po vazhdon të sjell imazhe e postime të ndryshme në Instagram, aty ku ndiqet nga mijëra fansa.

Këtë herë, Karavella ka publikuar një set të ri të fotografik të inspiruar nga vitet e ’70.

Me veshjen transparente dhe me stil flokësh të veçantë, zeshkania duket në formë të mahnitshme.

“E kthyer në vitet ‘70”, ka shkruar ajo.

Sa i përket projekteve muzikore, “NKN” mbetet ai i fundit që e solli në duet me reperin Skerdi.


Projekti i dyshes deri më tani ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube.