“Këtu nuk ka dallim çobani prej reperit”, Geti dhe Majk ‘thumbojnë’ kolegët në këngën e re

“Këtu nuk ka dallim çobani prej reperit”, Geti dhe Majk ‘thumbojnë’ kolegët në këngën e re

Reperët Getoar Selimi dhe Majk publikuan së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Hajde te Baba”.

Kënga është pritur mirë nga publiku, teksa dyshja kanë paralajmëruar që shumë shpejt do të publikojnë të plotë albumin me titull “Vaksina”.

Ajo çfarë ra në veshin e shumë dëgjuesve të kësaj kënge, ishte fakti se dy reperët nga Prishtina, kanë thumbuar disa prej kolegëve në këtë këngë.

Në një nga citatet e tekstit të këngës, Majk dhe Geti shprehen se sipas tyre në Kosovë nuk dallon reperi nga çobani.

“Këtu nuk ka dallim çobani prej reperit, ai që të dëgjon ty është lopë nuk është njeri”, thuhet në një pjesë të këngës.

“Krejt këta reperë i trajtoj si me qenë fëmijë”, thonë dyshja më tej në interpretimin e këngës.

Nuk dihet ekzaktësisht se me kë mund ta kenë pasur, por duket qartë se reperët ua kanë bërë të ditur qartë disa prej kolegëve, mendimin që kanë për ta