Shyhrete Behluli sjell këngën e re “Gurbetqar emrin e kam”

Shyhrete Behluli sjell këngën e re “Gurbetqar emrin e kam”

Artistja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor. “Gurbetqar emrin e kam” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip të veçantë pikërisht për stinën e vjeshtës. 

Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Abaz Selmanin, kurse për orkestrimin është përkujdesur Miti Geci.

Ky i fundit po ashtu bashkë me Behlulin realizoi edhe melodinë e kësaj kënge.

Videoja i është besuar produksionit Vizion Media dhe projekti u publikua në kanalin e ‘VizioniLibonia’ në YouTube.

Shyhretja edhe kësaj radhe vjen me një paraqitje të mahnitshme në videoklip, ndërsa u komentua edhe për dukjen atraktive.

Kënga besohet se do pritet mirë edhe nga publiku, meqë konsiderohet një temë mjaft e ndjeshme, ndonëse reagimet e para të fansave ishin tejet pozitive.