Inter në krizë, tifozët befasohen nga vendimi i klubit për Spallettin

Interi nuk ka ndërmend të humbasë Luciano Spallettin.

Besimin ndaj trajnerit e ka konfirmuar Administratori i Deleguar i klubit zikaltër, Alessandro Antonello në një intervistë të dhënë për mediat italiane.

Drejtuesi italian ka theksuar se 58-vjeçarit nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja nga ana e shoqërisë dhe diçka e tillë do të mbetet e pandryshueshme edhe në të ardhmen.

Antonello mendon ka ardhur momenti që të gjithë në klub të bëjnë përpjekjet maksimale për të dalë nga kriza dhe për të arritur objektivat që zikaltrit kanë.