Adriana dhe Keith shijojnë së bashku kohën në Valbonë

Adriana dhe Keith shijojnë së bashku kohën në Valbonë

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është duke shijuar në maksimum lidhjen e saj me futbollistin Keith Groeneveld. Dyshja janë shumë të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale, veçanërisht për distancën e madhe në moshë. Sido që të jetë, ata vazhdojnë të shfaqin lumturinë e tyre në rrjetet sociale, duke theksuar kështu se nuk u bëhet vonë për fjalët e njerëzve.

Së fundmi, çifti duket se kanë shijuar së bashku një udhëtim në Valbonë, ku kanë shijuar nga afër vegjetacionin e mrekullueshëm që mbizotëron atje.


Ka qenë Keith ai i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shfaqet bashkë me Adrianën, teksa shihen shumë të lumtur së bashku.

Keith përndryshe është një ish-futbollisti i ekipit të Feronikelit, i cili viteve të fundit është shndërruar edhe në reper.