Pas suksesit me ‘freestyle’, Don Xhoni: Mbani shënime, ka kohë që po ju them

Pas suksesit me ‘freestyle’, Don Xhoni: Mbani shënime, ka kohë që po ju them

Tashmë është bërë virale në rrjet një ‘freestyle’ nga reperi me prejardhje nga Drenasi, Don Xhoni.

Në rrjetin social Tik Tok, shumë prej personave janë shfaqur me një vallëzim atraktiv, nën tingujt e muzikës së reperit.

Ndërkohë, në një postim në Instagram, Don Xhoni ka ndarë një imazh, ku tregon statistikat e projektit muzikor.

“Sipas statistikave, freestyle i Don Xhonit është më i klikuari në Evropë me 82.1 milionë shikime, duke u bërë artisti më i klikuar për momentin”, shkruhej në postim.

Përmes kësaj, ai dëshiroi të paralajmërojë fansat që të mbajnë shënime, pasi suksesi i tij do të jetë i garantuar.

“Mbani shënime, ka kohë që po ju them”, është shprehur Don Xhoni.

Kujtojmë se “Kokaina” është hiti tij i fundit, që ka arritur të pëlqehet nga audienca e gjerë.