Fillimet e Rita Orës në muzikë

Ylli botëror, Rita Ora tashmë po prek çdo ditë e më shumë majat e suksesit të saj me hitin “Anywhere” dhe bashkëpunimin e fundit “For You”

Depërtimi i Rita Orës në industrinë e muzikës, nuk ka qenë edhe i lehtë. Rita Ora fillimisht performonte në lokalin e babait të saj.

Menaxhmenti i Rita Orës, kishte kontaktuar me grupin amerikan të Jay-Z, “Roc Nation”. Një nga nënshkrimet e para i pati me këtë grup në dhjetor të vitit 2008, për realizimin dhe publikimin e këngëve të saj. Më pas Rita Ora, për herë të parë u paraqit në videoklipin e këngës së njohur të Jay-Z, të titulluar “Forever young”, në vitin 2009, kurse më pas edhe në videoklipin e Drake “Over”, në vitin 2010, shkruan KultPlus.