Hailey Bieber tregon fizikun e formësuar përmes stërvitjeve në palestër

Hailey Bieber tregon fizikun e formësuar përmes stërvitjeve në palestër

Modelja e njohur, Hailey Bieber, njihet si nga modelet të më suksesshme në mbarë globin.

Ajo në rrjete sociale qëndron afër me fansat, duke I mbajtur të azhurnuar me postime të përditshmërisë, shkruan Daily Mail.

Ditën e djeshme (e premte) Hailey ka zgjedhur që t’ia dedikojë stërvitjeve, teksa edhe u pa në palestër.

Bukuroshja bionde ka qenë nën shoqërinë e aktores, Zoey Deutch, e cila ishte protagoniste në klipin e këngës së Justin Bieber.

Çka mori edhe më shumë vëmendje ishte se modelja, kishte marrë me vete edhe qenin e saj.

Hailey përndryshe ka vënë në pah edhe linjat trupore, për të cilat pëlqehen nga fansat.