Mbyllet ‘Oktapodi’ i Turjan Hyskës? Reagon moderator

Mbrëmjen e sotme u përhap me shpejtësi në media një lajm sipas të cilit emisioni i Turjan Hyskës "Oktapod" do të mbyllet.

Burime të “Gazetës shqiptare” bënë me dije se emisioni ka puntatën e fundit më 16 mars.

Po të njëjtat burime thanë se “Oktapod” do të bëjë “pak pushime” për t’i lënë vendin “Dancing with the stars” i cili do të transmetohet në të njëjën ditë dhe orar.

Pas këtyre lajmeve ka reaguar menjëherë Turjan Hyska i cili me postimin e tij ka lënë të kuptohet se “Oktapodi” do vazhdojë.