Vila luksoze e Edin Dzekos në Sarajevë

Vila luksoze e Edin Dzekos në Sarajevë

Në vendbanimin Visnjik të Sarajevës ka përfunduar ndërtimi i vilës luksoze që është pronë e yllit të Romës, Edin Dzeko.

Është fjala për një objekt katër katesh, i cili do të jetë edhe shtëpia e familjes Dzeko.

Pos arritjeve në terrenet sportive, futbollisti më i mirë boshnjak tërheq vëmendje edhe përmes jetës së tij private.

Klix.ba e ka publikuar një video të objektit të quajtur “Vila E” në Visnjik që nuk ndodhet shumë larg qendrës së Sarajevës.

Ndërtimi ka zgjatur plot tre vjet dhe qëllimi ka qenë ndërtimi i një arkitekture moderne, luksoze, por mbi të gjitha funksionale.