Merkel: Gjermania mbështet Serbinë drejt BE-së, të përmirësohen marrëdhëniet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është pritur në Berlin nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është pritur në Berlin nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel,

Vuçiq aty ka marrë mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Merkel ka thënë se negociata për pranim duhet të jetë të suksesshme sa i përket reformave të rëndësishme në rend dhe ligj si dhe përmirësim të marrëdhënieve me Kosovën.

“Ne jemi të interesuar që Serbia ta vazhdojë progresin kundër korrupsionit dhe ne inkurajojmë që të vazhdojë në këtë formë”, ka thënë Merkel.

Vuçiq në anën tjetër ka falënderuar Merkelin për angazhimin e saj rreth Ballkanit Perëndimor.