Nëse largohet nga Atletico Madrid, ky do të jetë klubi i ri i Griezmannit

Antoine Griezmann është sulmuesi i radhës që mund të nënshkruajë me rivalin nga Camp Nou.

Antoine Griezmann është objektivi i madh i Barcelonës, gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se sulmuesi i Atletico Madridit është sulmuesi i radhës që mund të nënshkruajë me rivalin nga Camp Nou.

Griezmann së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga Manchester United.

Griezmann mund t’i bashkohet Barcelonës nëse Ousmane Dembele largohet në formë të huazimit pas përfundimit të këtij sezoni.