Vendimi i Simeones nuk do t’i pëlqejë Barcelonës

Diego Simeone nuk dëshiron ta humb sulmuesin Antoine Griezmann.

Trajneri i Atletico Madridit është i vetëdijshëm se nuk mund ta zëvendësojë një futbollist të kalibrit të francezit.

Griezmann ka zgjuar interesim nga Barcelona duke shtuar spekulimet se mund të largohet nga klubi madrilen, pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, Simeone ka kërkuar nga drejtuesit e Atletico Madridit që t’i ofrojnë kontratë të re Griezmannit në mënyrë që ai të mbetet në klub, përtej përfundimit të këtij sezoni.