Mënyra se si Meghan Markle bëri homazhe për Princin Filip nga Kalifornia

Mënyra se si Meghan Markle bëri homazhe për Princin Filip nga Kalifornia

Meghan Markle e nderoi Princin Filip në mënyrën e saj të shtunën, pasi Dukesha e Sussex nuk ishte e pranishme në varrimin e Dukës së Edinburgut në Kështjellën Windsor.

Dukesha, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, nuk ishte në gjendje të udhëtonte në Britani të Madhe me këshillën e dhënë nga mjeku i saj.

Megjithëse nuk mund të ishte atje personalisht, një zëdhënës i Meghan dhe Princit Harry konfirmoi për HuffPost se Meghan ishte duke parë varrimin nga shtëpia.

Ajo gjithashtu dërgoi një kartolinë së bashku me kurorën që dërgoi me Harryn.

Çifti zgjodhën stilisten Willow Crossley, me të cilin kanë punuar më parë për pagëzimin e djalit Archie dhe për dasmën e tyre.

Lulet e përdorura për kurorë nënkuptojnë të gjitha kohërat, momentet dhe virtytet e rëndësishme të Princit Filip.

Të përfshira në mesin e luleve ishin lulja kombëtare e Greqisë, e quajtur ‘bear’s breeches’, shenjtëror deti për të përfaqësuar marinsat mbretërore të dashur të Filipit dhe trëndafilat për të shënuar muajin e lindjes së Dukës së Edinburgut, qershorin.

Kjo ishte vënë në kishëz gjatë shërbimit të varrimit së bashku me kurorat e tjera familjare.

Në funeral, Harry dhe Princi William u bashkuan publikisht për herë të parë pas thuajse më shumë se një viti. Harry, William dhe Kate u panë të gjithë duke folur me njëri-tjetrin në përfundim të funeralit.

Javën e kaluar, vëllezërit publikuan deklarata të përzemërta për të kujtuar gjyshin e tyre.

Duka i Kembrixhit e quajti Filipin ‘një njeri të jashtëzakonshëm’ dhe tha se ndjehej ‘me fat që jo vetëm që kisha shembullin e tij për ta drejtuar, por praninë e tij të qëndrueshme si nëpër kohëra të mira ashtu edhe ditë më të vështira’.

Harry i referohej Dukës së Edinburgut si ‘një njeri me shërbim, nder dhe humor të shkëlqyeshëm’.

Meghan dhe Harry janë në pritje të fëmijës së dytë, të një vajze.