Edi Rama afër fitores në Shqipëri, Stresi paralajmëron luftë civile

Edi Rama afër fitores në Shqipëri, Stresi paralajmëron luftë civile

Kur numërimi i votave po shkon drejt fundit, Stresi ka një paralajmërim.

Reperi Stresi jo rrallëherë komenton edhe ngjarje nga më të ndryshmet, përfshirë edhe ato aktualet në vend, shkruan lajmi.net.

Të dielën, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, ndërsa në rezultatet preliminare fituese del të jetë Partia Socialiste e Edi Ramës.

Stresi, i cili shumë herë ka treguar publikisht që nuk e përkrah partinë e Ramës, përmes një postimi në rrjete sociale ka paralajmëruar luftë civile.



“Manipuloni sat doni votat luft civile do keni neser mbrema”, shkruan ai.

Sa i përket muzikës, projekti i fundit muzikor nga Stresi mbetet “Feel good”, në bashkëpunim me Cbiz. /RTVALDI