Lori Hoxha në pushime të ‘çmendura’, fansat vënë re këtë detaj (Foto)

Teksa i gjithë vendi është mbuluar nga bora dhe temperaturat janë ulur...

Teksa i gjithë vendi është mbuluar nga bora dhe temperaturat janë ulur, trashëgimtarja e televizionit Top Channel është duke shijuar disa pushime të “çmendura” në vende ku aktualisht bëhet plazh e temperaturat janë të larta. Lori është kujdesur që të mos e tregoi vendin ku ndodhet, po ka hedhur disa foto ku duket në top formë me bikini.

 Ndërsa me foton e postuar së fundmi me bikini portokalli dhe peshqir në kokë dhe me pamje në background ku duket ngjyra fantastike bojëqielli e oqeanit pas fashionistas.
“Sola-Solita” ka shkruar Lori në postimin e saj në Instagram.
Por fansat si gjithmonë të vëmendshëm në detaje edhe këtë herë e kanë bërë diferencën. Po foton kush ta ka bërë e pyesin fansat në komente Lorin duke ngjallur kështu dyshime se aksionarja e Top Media nuk është dhe aq vetëm sa thotë duke ngjallur dyshime kështu për të zbuluar personin me të cilin Lori ndodhet në pushime.