Fotot e rralla të Barack Obama !

Fotot e rralla të Barack Obama !

Obama, i lindur nga një baba kenian dhe një nënë amerikane, u shpërngul në Indonezi kur ishte shtatë vjeç - pasi nëna e tij u martua me një burrë indonezian që u takua gjatë studimeve në Universitetin e Hawaii.

Zoti Obama dhe nëna e tij për herë të parë u vendosën në zonën Menteng Dalam të Xhakartës.

1Barack Obama studioi fillimisht në Occidental College në Los Anxheles dhe më pas ndërroi më 1981 në Universitetin e Columbias në New York. Pas diplomimit si Bachelor në vitin 1983 në shkencat politike ai punoi për një vit në ndërrmarrjen Business International Corporation në New York. Më 1985 ndërroi Obama vendbanimin në Chicago, ku punoi për një organizatë jofitimprurëse. Më pas studioi për tre vjet drejtësi në Universitetin Harvard (fakullteti Harvard Law School). Më 1991 Obama mbaroi studimet e larta si jurist me magna cum laude.

Pas kësaj kohe studimi, Obama u kthe më 1992 në Chicago dhe filloi me aktivitetin e tij politike: Me një fushatë për regjistrimin e votuesve të qytetarëve afro-amerikan të Chicagos ai mobilizoi mbi 150,000 njerëz për votimin e Bill Clinton si president i ShBA-ve. Deri në vitin 2004 ai mësonte drejtësi kushtetuese në Universitetin e Chicagos.

Obama erdhi në pushtet pas një periudhe shumë të vështirë ekonomike, që preku jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por të gjithë botën. Fokusi kryesor ne muajt e parë të ardhjes në pushtet ishte rimëkëmbja ekonomike pas Krizes së madhe dhe recensionit të viteve 2008-2009. Gjatë 2 vjeçarit të parë u miratua dhe paketa e parë e rimëkëmbjes ekonomike, që stimulonte rimëkëmbjen dhe daljen nga recensioni. Të tjerë ligje të miratuar ishin: “Ligji i vitit 2009 për rimëkëmbjen dhe ri-investimet Amerikane” dhe “Ligji i vitit 2010 për lehtësimin e taksave, papunsinë dhe hapjen e vendeve të reja të punës” që konsiderohen dhe si 2 sukseset e para të administratës Obama.

Më 9 nëntor 2009 Barack Obamës i akordohet dhe Çmimi Nobel për Paqe me motivimin “për përpjekjet e mëdha për forcimin e mardhëneve ndërkombëtare diplomatike dhe nxitjen e bashkëpunimit midis popujve”.

Iniciativa ligjore e administratës Obama do të ishte “Ligji për mbrojten e pacientëve dhe për përkujdesjen shëndetësore të përballueshme” që ndryshe u quajt edhe si “Obamacare”. Miratimi i këtij ligji ishte një nga pikat e forta të fushatës së tij, falë së cilit siguroi dhe votën popullore.

Referencat 1(wikipedia)