Ilda Bejleri i kthen përgjigje Muç Nanos, nuk lë gjë pa i thënë(Foto)

Analisti i njohur Mustafa Nano bëri shumë bujë me ironinë e tij karshi moderatorëve sportive ...

Analisti i njohur Mustafa Nano bëri shumë bujë me ironinë e tij karshi moderatorëve sportive Ilda Bejleri dhe Bora Zemani. Një lum kritikash në adresë të tyre u thanë nga ai në emisionin “Provokacija”, të cilin ai drejton. Mirëpo Ilda Bejleri nuk ka qëndruar pa koment. Edhe pse jo me fjalët e saj, ajo ka zgjedhur të publikojë komentin e një personi anonim i cili e kundërshton analistin për komentin në fjalë.

Ndër të tjera në koment thuhej: “O Muç katunari nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë ta çosh 30 vite pas kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe me triko leshi, të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushatar ku baba jot punonte si kapter.

Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin. Nuk e dija që Muçi spiuni qënka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë, e vërtetove me këtë artikull Muçi”. Vetë moderatorja shprehet se është “superdakord” me këtë koment duke e duartrokitur atë.