Gazetarja shqiptare thotë atë që shumë pak femra do e pranonin: Nuk lihet burri për tradhti

Erjona Rusi ka habitur së fundmi me një deklaratë të saj në emisionin “Top Show”.

Erjona Rusi ka habitur së fundmi me një deklaratë të saj në emisionin “Top Show”. Ajo është shprehur se nuk e sheh si problem nëse bashkëshorti i saj do të shihte, apo bisedonte me një femër të bukur.

“Sinqerisht nuk e them për klishe, të hutohet dhe të kënaqet me sy. Madje edhe më shumë po të dojë”, tha Erjona duke i lënë të habitur të ftuarit ndërsa Alban Dudushi e pyeti se çfarë nënkupton ajo me më shumë.

“Me më shumë e kisha fjalën që të rrijë me të, të bisedojë. Nuk thashë të shkojë në krevat me të”, u përgjigj gazetarja teksa shtoi: “Po nëse ajo është aq e zonja sa të ma marri burrin për në krevat, hallall ja bëftë Zoti”.

“Unë kam shumë besim tek vetja ime, por nëse do ndodhte dhe unë do e zbuloja, nuk do bëhej qameti, ta garantoj. Unë mendoj që nuk lihet burri as gruaja për një tradhti”, u shpreh Erjona.