Postimi i plotë i z.Mustafa:
Sot,zv.kryetari i komunës,Dr.Sc.Ragmi Mustafa,i shoqëruar me bashkëpunëtorë,ishte në Gjilan për ta uruar z.Alban Hysenin për zgjedhjen e të parit të komunës së Gjilanit!
Ishte kënaqësi bashkëbisedimi vëllazëror me kryetarin z.Hyseni e gjithashtu edhe me deputetin e Parlamentit të Kosovës z.Luan Aliu!
Gjatë takimit u diskutuan tema te ndryshme,me theks të veçant mundësitë e përbashkëta bashkëpunimi për projektet të përbashkëta e bashkëpunimi në projektet Cros-Border,ndihma për studentët nga Lugina e Preshevës që studiojnë në qytetin e Gjilanit e të ndryshme!
Të gjitha problematikat,kryetari Hyseni u zotua se do t’i trajtoj me përkushtim si dhe në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës!