Mehmeti: Kosova vend më i qëndrueshëm për sistemin bankar

Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës (BQK), me rastin e fillimit të shënimit të aktiviteteve të “Javës Ndërkombëtare të Parasë”, do të organizojë...

Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës (BQK), me rastin e fillimit të shënimit të aktiviteteve të “Javës Ndërkombëtare të Parasë”, do të organizojë disa aktivitete.

Për këtë sot do të mbahet ceremonia e hapjes  të këtij aktiviteti me karakter ndërkombëtar e cila shënohet në gjithë botën. “Të mësojmë si të fitojmë dhe kursejmë më shumë”, është motoja e sivjetshme e aktivitetit tashmë tradicional “Java Ndërkombëtare e Parasë”, e cila organizohet nga Banka Qendrore e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, tha se motoja “Të mësojmë si të fitojmë dhe kursejmë më shumë”, ka qëllim të kemi më shumë kursim të parasë.

“Në vazhdimësi ka rritje të depozitave nga qytetarët e Kosovës, pra kemi rritje dhe kjo tregon besimin ndaj tyre”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ka edhe zvogëlim të interesit të kamatave. “Vet rritja a depozitave në Kosovës, tregon besueshmërinë ndaj bankave”, theksoi ai.

Mehmeti vlerësoi se sektori bankar është ai që po e zhvillon më së shumti Kosovën. “Sektori bankar luan rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Për çdo vit ka reni të interesit të kredive”, tha ai.