Mbappe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij

Mbappe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij

Kylian Mbappe ende nuk ka vendosur se në cilin ekip të luajë sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e Mbappes është tema aktuale në futboll.

Fillimisht të gjitha mediat botërore njoftuan se Mbappe tashmë do të transferohet drejt Real Madrid.

Kur po mendohej se gjithçka kishte përfunduar në lidhje me të ardhmen e francezit, ai reagoi.

Pas fitores së parisienëve ndaj Lorient, Mbappe deklaroi se ende nuk ka vendosur qe çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

Ai nuk hodhi poshtë mundësinë e vazhdimit me Paris Saint Germain, transmeton lajmi.net.

Pas fjalëve të francezit, shumë lajme qarkulluan se lojtari tashmë ka pranuar kushtet që PSG ka vendosur për të.

Por sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, lojtari ende nuk ka marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij.

Paris Saint Germain dhe Real Madrid janë dy opsionet – por ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos Mbappe për të ardhmen e tij.