• E mërkurë / Oct-05 16:29
  • Kontakt

Ish-ministri i Jashtëm rus thotë se kërcënimet e Putinit për luftë bërthamore janë “fjalë boshe”

Ish-ministri i Jashtëm rus thotë se kërcënimet e Putinit për luftë bërthamore janë “fjalë boshe”

Andrei Kozyev, ish-ministër i Jashtëm i Rusisë, ka deklaruar se kërcënimet e Vladimir Putinit për luftë bërthamore kundër Perëndimit janë thjeshtë “fjalë boshe”.

Në një postim në Twitter, ai i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë dhe t’i vënë sanksione të reja Rusisë, transmeton Telegrafi.

Por sipad Kozyrevit, presidenti rus ishte më shumë serioz për mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve.

“Kërcënimet e tij janë thjesht boshe për rusët. Më serioze janë deklaratat për mobilizim të pjesshëm sesa lufta bërthamore, këtë e dëshmon më së miri largimi masiv i rusëve”, shtoi ish-politikani rus.

Ai i ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë që të rrëzojnë nga pushteti Putinin, duke theksuar se “duhet të ketë një zgjim masiv”.

Kjo nuk është hera e parë që ish-ministri i Jashtëm rus, flet kundër luftës dhe kundër presidentit rus Vladimir Putin.