Postimi i plotë i këshilltarit të kuvendit komunal më Preshevë z.Argjend Sherifi:
Për ata që duan/nuk duan ta lexojnë!
Është bërë "normale" në këto rrethana që nga politika të marrim gjithçka, e të mos i japim asgjë!
Veprimtaria ime deri më datë
04.07.2023 ishte politike.
Pas publikimit të deklaratës për distancim nga kryetari në ikje, mjetet politike i kam futur në sirtare.
Veprimtaria ime nga ai moment deri sa të mbyllet kjo katrahurë, për mua është IDEAL.
Për politikë jam në gjendje të jap shumë, e të mos marr asgjë në këmbim ( e dëshmuar tashmë ), ndërsa për IDEAL jam në gjendje të jap GJITHÇKA!