Klubi i formuar nga shqiptarët në Gjermani, FC Kosova Dusseldorf dhe lideri i Superligës, Ballkani, do të organizojnë Superkupën “Kosovë & Mërgatë”.
FC Kosova Dusseldorft ka ftuar mërgatën shqiptare dhe të gjithë sportdashësit që bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje sportive.
Sipas njoftimit, gara do të zhvillohet më 17 nëntor të këtij viti në “Bayreuther Strasse 31, 40597 Düsseldorf”.
“Andaj, kryesia e FC Kosovës fton të gjithë spektrin sportdashës, sponsorët, veteranët, anëtarësinë e gjerë dhe gjithë mërgatën, të jenë pjesë e kësaj Superkupe mes ‘FC.Kosova’ dhe ‘KF. Ballkani’”.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se ky event sportive, bazën e ka që nga viti 1997, ku FC Kosova, e pati organizuar dhe ftuar ekipin e “2 Korrikut” për Superkupën e parë në mërgatë në atë vit.
“Që nga ajo kohë, kanë kaluar 27 vite dhe kjo kupë zhvillohet çdo vit. FC Kosova ka arritur të luajë pesë herë në këtë garë, përkatësisht në vitet 1997, 1998, 1999, 2021 dhe 2024”, thuhet në njoftim.