Real Madridi po raportohet se po e shqyrton mundësinë e shkarkimit të trajnerit Carlo Ancelotti.
Humbja e turpshme prej 2:5 nga Barcelona në finalen e Superkupës duket se ia ka lëkundur karrigen mjeshtrit italian.
Pavarësisht se e fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligë vitin e kaluar, apetitet e mëdha të Realit po ia rrezikojnë postin Donit i cili qe shkarkuar edhe një herë nga Mbretërit, më 2015.