• E mërkurë / Feb-05 07:51
  • Kontakt

Neymar i thotë PO Santosit

Neymar i thotë PO Santosit

Neymar Junior duket se shumë shpejt do të bëhet me klub të ri.

Ai pritet të largohet nga Al-Hilal pa lënë gjurmë shkaku i lëndimeve që s’e lanë rehat në asnjë moment.

Ylli brazilian është shumë afër të kthehet në vendlindjen e tij, tek klubi i fëmijërisë Santos.

Sipas të gjitha gjasave kjo pritet të ndodhë në pjesë e dytë të sezonit.

Kjo u bë e ditur nga Fabrizio Romano, gazetar dhe njëherësh ekspert i transferimeve.

Zyrtarizimi i tij, pritet të ndodh maksimalisht javën tjetër, sipas Romanos.

32 vjeçari dëshironte të rikthehej në Evropë dhe raportohet se i ishte vetë ofruar Barcelonës, por që trajneri Hansi Flick ka qenë kundër rikthimit të tij në Kataluni.

Ndërkohë, tifozët e Santosit tashmë janë duke festuar me shpresën që ëndrra e tyre do të bëhet realitet për ta parë idhullin e tyre duke e veshur edhe një herë fanellën e gjigantit brazilian.