Meloni nën hetime për lirimin e një personi të dyshuar libian

Meloni nën hetime për lirimin e një personi të dyshuar libian

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka njoftuar të martën se është vënë në një hetim gjyqësor pas një vendimi të qeverisë për të liruar një oficer policie libian të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Osama Elmasry Njeem u lirua javën e kaluar dhe u dërgua në shtëpi nga një aeroplan shtetëror italian vetëm disa ditë pasi u arrestua në qytetin verior të Torinos nën një urdhër arresti për krime të dyshuara kundër njerëzimit, duke përfshirë vrasje, torturë dhe përdhunim.

Lidhur me këtë, Meloni tha në mediat sociale se ajo ishte vënë nën hetim nga kryeprokurori i Romës, Francesco Le Voi, për dyshimin se ka ndihmuar dhe nxitur një krim dhe shpërdorim të fondeve publike.

“Unë nuk do të shantazhohem, nuk do ta lejoj veten të trembem, gjë që mund të jetë arsyeja pse jam, le të themi, e papëlqyer nga ata që nuk dua që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë”, tha Meloni.

Bashkë me Melonin do të hetohen edhe ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi dhe nënsekretari i kryeministrit, Alfredo Mantovano.