Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politik për të raportuar dhe diskutuar mbi procesin e votës së diasporës.
Shefi i qeverisë shqiptare u ka kërkuar atyre që të angazhohen maksimalisht në këto 9 ditë të fundit për të regjistruar emigrantët sidomos në Bashkitë ku objektivat nuk janë plotësuar.
Procesi i regjistrimit të emigrantëve përfundon më 4 mars. Deri më tani në faqen e KQZ-së janë bërë mbi 190 mijë kërkesa për regjistrim dhe janë pranuar më shumë se 150 mijë prej tyre.
Shumica e zgjedhësve të regjistruar janë nga Tirana, duke vijuar më pas me Fierin, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Beratin dhe Shkodrën.