Këto janë 5 ndeshjet ku do të mungojë Busquets

Sergio Busquets ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë ndeshjes me Chelsea në Champions League.

Lajme jo të mira për Barcelonën e Ernesto Valverdes.

Trajneri i “blaugranave” duhet të bëjë pa shërbimet e Sergio Busquets të paktën për 3 javë.

Mesfushori 29-vjeçar ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë gjatë ndeshjes me Chelsea në Champions League.

Kështu lojtari spanjoll, përveç dy miqësoreve me Kombëtaren “La Roja” do të humbasë edhe 2 sfida në kampionat si dhe me shumë mundësi ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.