Shkodrani është parë dje dhe sot në qytetin e Shkodrës të udhëtojë me makinën e tij superluksoze, një “Lamborghini” që kushton rreth 200 mijë eurosh.
Por, Hysaj duket se kur vjen në Shqipëri “preferenon” të shkelë rregullat e qarkullimit dhe ta parkojë dyshe supermakinën e tij. Siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, policët janë afruar përpara Lamborghinit dhe qendrojnë në këmbë në pritje të pronarit. Nuk dihet nëse Hysaj është gjobitur për parkim të gabuar…