Kriogjenikët rusë duan të ngrijnë njerëz para vdekjes – ja pse!

Një firmë kriogjene ruse dëshiron të ngrijë njerëz para se ata të vdesin....

Kjo si një përpjekje për t’i sjellë ata përsëri në jetë në të ardhmen.

KrioRus po mbledh para për të hapur një laborator në Zvicër – ku eutanazia është e ligjshme – për të kryer procedurën kontraverse.

Duke ngrirë një trup para vdekjes, shkencëtarët thonë se mund të shmangin dëmtimin e gjerë të trurit, duke rritur mundësinë që trupi mundet një ditë të kthehet në jetë.

Nëse planet shkojnë përpara, kjo do të ishte hera e parë që një kompani do të ngrinte një trup që nuk është biologjikisht i vdekur.