Thibaut Courtois mund të largohet nga Chelsea, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mediat angleze raportojnë se portieri belg ka filluar bisedimet në lidhje me transferimin në Paris Saint-Germain.
Courtois është i lidhur me “Blues” deri në verën e vitit 2019.
Por, palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në Stamford Bridge.
Andaj, klubi i pasur nga Parc des Princes beson se mund ta bind Chelsean për shitjen e tij duke mos rrezikuar hyrjen në vitin e fundit të kontratës dhe largimin si futbollist i lirë.