Shpati nuk harron lehtë, ja kunja që lëshon për të fejuarin e Afërdita Dreshaj në Instagram (Foto)

Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj ishin një ndër çiftet më të përfolur në Shqipëri.

Ndarja e tyre ishte e papritur, dhe çifti asnjëherë nuk dha arsye për këtë vendim. Kanë kaluar 5 vite që nga ajo kohë, Afërdita tani është e fejuar me hokeistin çek Jakub Kindl dhe në qershor do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Shpati nga ana tjetër është përfolur për disa lidhje, mirë po asgjë serioze. Por duket se këngëtarit nuk i del inati me Afërditën. Mes komenteve të shumta në foton e postuar nga Ermal Mamaqi ku shfaqet Xhesika Berberi, mikesha e ngushtë e Afërdita Dreshajt e cila do të jetë e ftuar në emision, binte në sy komenti i Shpat Kasapit. Ai ka vendosur të bëjë një pyetje për Xhesikën e cila i referohet ishit të tij. “Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, komenton Shpat Kasapi.